Tifozi, Boatengut: Ke ardhur për foto te Barcelona
07 prill 2019
| 15:58
Kevin Princ Boateng zgjodhi Barcelonën për të vijuar karrierën e tij në janar të këtij viti, teksa la Sassuolon për të pranuar ofertën e katalanasve. Hapësirat për ganezin kanë qenë shumë të pakta, teksa edhe ndaj Atleticos qëndroi në stol.
Gjithsesi, Boateng ka qenë i lumtur pas triumfit të ekipit të tij dhe ka postuar foto në “Instagram” nga ndeshja, ku ka shkruar: “Çfarë skuadre”.
Ajo që ra në sy në këtë postim, ishte komenti i njërit nga tifozëve, i cili i thoshte se ke ardhur në “Camp Nou” vetëm për të shkrepur foto. Komentin e tifozit, Boateng nuk e ka lënë pa përgjigje, teksa i ka thënë: “Po, kam ardhur për të shkrepur foto, por foto të bukura ama”. Një përgjigje që shkaktoi reagime dhe të qeshura.