Tifozja feston fitoren e Zvicrës me flamurin kuqezi, policia e “thumbon”: Ke marrë të gabuarin
Fitorja e Zvicrës nuk ka gëzuar vetëm tifozët vendas por pothuajse të gjithë tifozët shqiptarë në Kosovë, Shqipëri dhe kudo në botë.
Gjithsesi në Zvicër ku ndodhen me mijëra shqiptarë të integruar plotësisht nuk e harrojnë aspak vendlindjen dhe flamurin kuqezi të cilin e shpalosin në çdo moment, siç ishte edhe gëzimi për Xhakën, Shaqirin dhe Mehmedin në Kampionatin Europian.
Pikërisht një video virale po qarkullon në rrjetet sociale ku një vajzë, sigurisht shqiptare në orët e para të mëngjesit pas festës së vonshme, shfaqet në rrugët e Bernës në Zvicër me flamurin kuqezi mbi supe duke kaluar rrugën e shoqëruar.
Në atë moment një makinë policie përdor megafonin për të bërë dhe shaka me tifozen teksa e “thumbon” për flamurin.
“Ky është flamuri i gabuar për sonte”, flet me megafon polici zviceran dhe vajza shqiptare reagon duke e shpalosur mire dhe duke e ngritur qartë flamurin kuqezi, e në atë moment sërish me megafon polici e fton të vazhdojë, “Shiko përpara dhe vazhdo, faleminderit”, ndërkohë që personat që kapin gjithë skenën qeshin në makinë teksa xhirojnë.
Sigurisht që policia zvicerane kishte synim të bënte shaka por në videon e publikuar nga Blic, në komente duken edhe ata nga shqiptarët që nuk e kanë parë mire teksa komentojnë që gjithkush mund të festojë si do dhe me flamurin që i përket.