Tiger Woods fiton në PGA pas pesë vjetësh

26 shtator 2018 | 13:50

Tiger Woods rikthehet të fitojë një turne madhor në golf në PGA pas pesë vjetësh. 42-vjeçari triumfoi në ndalesën e PGA Tour të Atlantas dhe këtë e bëri sipas mënyrës së tij, duke dominuar mbi rivalët e tij nga xhiroja e parë tek e fundit, duke dhënë një sinjal për Ryder Cup 2018 që nis këtë të premte.

Për Tiger woods kjo është fitorja e tij e 80, nga të cilat 14 janë në turnetë madhorë. Objektivat e radhës së tij janë arritja dhe thyerja e rekordit të Sam Sneads që është në kuotën e 82 fitoreve, sidomos thyerja e rekordit të Jack Nicklaus që ka fituar 18 tituj në turnetë madhorë PGA. Tiger Woods nuk fitonte prej 1876 ditësh, domethënë që nga gushti i vitit 2013.

Që nga momenti i rikthimit të tij në fushat e golfit pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale në shpinë, Tiger Woods është përmirësuar ndjeshëm në paraqitjet e tij duke iu afruar fitores edhe në disa raste të tjera. Kjo ka bërë që ai të fitojë ndjeshëm pozicione në klasifikim ku kishte zbritur deri në vendin e 625-të. Me suksesin në Atlanta, Tiger Woods e sheh veten mes 20 vendeve të para në këtë renditje.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës zyrtare në Nju…