‘Tigrat e Zi’ reagojnë pas largimit të Islamit nga Feronikeli

24 maj 2021 | 16:46

Tifozët e skuadrës së Feronikelit “Tigrat e Zi” kanë reaguar pas largimit të mbrojtësit Përparim Islami.

Ata e kanë falënderuar Islamin për kontributin e madhe që ka dhënë për këtë klub.

“Faleminderit Përparim Islami-‘Rruki’ që kontribuove për klubin e qytetit tonë. ‘Tigrat e Zi’ do të respektojnë gjithmonë, andaj qyteti jonë është shtëpia jote. Ne si tifozeri të urojmë shëndet e suksese të mëtutjeshme në karrierën tënde”, thuhet në reagimin e tifozëve ‘Tigrat e Zi’.

“Epoka e re” ka mësuar se Islami karrierën futbollistike do ta vazhdoj në skuadrën e Dritës nga Gjilani.

/Epoka e re/

Zyrtare: Islami largohet nga Feronikeli

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) dhe UNDP-ja për gjashtë muaj do të…