![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/polish_save-20.jpeg)
“Tigri” i Deçanit mbështetë Lahi Brahimajn në zgjedhje: Kur mbeta jetim, mbështetjen e gjeta te ti
Aktori i njohur, i cili jeton dhe vepron në diasporë, Kreshnik Ibrahimi, ka mbështetur Lahi Brahimaj për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ibrahimi, përmes një postimi në facebook është shprehur se kur ishte një femijë, jetim që askush nuk me njihte, baci Lahi ishte gjithmon afër meje duke më ndihmuar.
“Kur une isha një femijë jetim qe askush nuk me njihte, baci Lahi ishte gjithmon afer meje duke me ndimuar ne rrugen e jetes time, ne shkoll, ne studime dhe ne karrieren time.
Mirnjohja asht virtyti me i madh i nje njeriu ne jet, ndaj une te jam mirnjohes gjithë jeten per gjithqka qka bere per mua.
“Ti ishe dhe do mbetesh gjithmon Baci i familjes tonë, ti i dhe shum atdheut dhe familjes tonë, ndaj une te uroj suksese ne rrugetimin tend si Deputet ne Parlamentin e Kosoves”, ka shkruar Ibrahimi.
Ndërsa Kreshnik Brahimaj iu bëri thirrje të gjithë atyre qe votojnë koalicionit AAK-NISMA, ta votojnë edhe Lahi Ibrahimaj që kandidon me numër 90.