Tigri me dhëmbët prej ari
31 tetor 2019
| 10:50
Cara, një tigër gjashtëvjeçare, tashmë gëzon një dhëmbë prej floriri, pas një operacioni të ndërlikuar që zgjati plot 80 minuta, në Gjermani.
Cara u konfiskua dhe u dërgua në një fermë në Mugnano të Italisë në vitin 2013 dhe më pas u transferua në stacionin e tigrave në 2015-n në Gjermani.
Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë përgatitën një kurorë ari për Caran dhe ajo iu nënshtrua dy operacioneve të ndërlikuara për ta shpëtuar kafshimin e saj dhe për t’i parandaluar vuajtjet e mëtejshme, ndërsa përpiqej të hante.