“Tigri prej letre”, Kurti kritikohet ashpër nga ish-bashkëpunëtorja e tij e ngushtë për përfaqësimin me fusnotë

08 dhjetor 2021 | 11:14

Ish-anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti pasi i njëjti përfaqësoi Kosovën me fusnotë në një takim ndërkombëtar.

Kryeministri Kurti në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit përfaqësoi Kosovën më fusnotë, ndërsa për këtë u kritikua në opinion publik.

Dërguti nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet “Facebook” ka shkruar lidhur me këtë çështje.

“Ylli në ballë JO, por në tavolinë”, ka shkruar Dërguti.

Postimit të saj ajo ia ka bashkangjitur edhe 2 fjalë të tjera ku shkruan “tigriprejletre” dhe “demaskim”, lidhur me këtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas serb, pasi i…