TIKA dhuron 230 pako ushqimore për familjet në nevojë
19 prill 2021
| 12:41
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se Agjencioni Turk për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) sot ka dhuruar 230 pako ushqimore dhe 70 pako higjienike për familjet në nevojë.
“Falënderojmë TIKA-n për solidaritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme për qytetarët e Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.