TIKA me program të veçantë mbështetës për prodhuesit e qumështit në Kosovë

28 prill 2021 | 13:58

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka siguruar mbështetje me pajisje për prodhuesit e qumështit në Komunën e Rahovecit të Kosovës në kuadër të projektit “Mbështetja e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës me makineri për pastrimin e thundrave të gjedheve”.

Në ceremoninë e zhvilluar në bashkëpunim me Shoqatën e Prodhuesve të Qumështit të Kosovës morën pjesë ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Çagri Sakar, koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit të Kosovës, Milazim Berisha dhe shumë prodhues të tjerë të qumështit.

Ambasadori Çagri Sakar ka theksuar rëndësinë e mbështetjes që TIKA ofron për zhvillimin ekonomik të Kosovës nëpërmjet projekteve që ajo zhvillon.

“Me makineritë për pastrimin e thundrave të gjedheve që janë dhuruar sot, do të përmbushen nevojat e mbi 2 000 prodhuesve të qumështit. Uroj që kjo të jetë e dobishme për Kosovën”, ka thënë Sakar i cili informoi se nga TIKA janë është mbështetje që prodhuesit e Kosovës të rrisin kapacitetet e tyre prodhuese.

Kryetari i shoqatës, Milazim Berisha, ka shprehur kënaqësinë për mbështetjet e TIKA-s ndaj fermerëve të Kosovës.

“Besoj që do të ketë edhe projekte të tjera për të mirën e fermerëve. Falënderoj edhe ambasadorin i cili ka marrë pjesë në ceremoninë e shpërndarjes pajisjes për mirëqenien e fermerëve”, ka thënë ai.

Koordinatori i TIKA-s në Prishtinë, Cihan Dinçer, ka thënë se makineritë e prodhuara nga njerëz të biznesit turk do të ofrojnë kontribut të rëndësishëm për prodhuesit e qumështit në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rezultojnë me dështim për herë të dytë përpjekjet për formimin…