Tiketa 5 euroshe, Pantina: Dikush pasurohet, qytetarët paguajnë!

15 korrik 2021 | 20:31

Ish-deputetja e VV-së dhe PSD-së, Shqipe Pantina, ka reaguar për shumën prej 5 eurove, të cilën pritet që qytetarët ta paguajnë kur të regjistrojnë automjetet e tyre, për t’u pajisur me një tiketë që e dëshmon se automjeti është regjistruar.

Ajo ka thënë se tiketa prej 5 eurove është haraq që do ta paguajnë qytetarët e përgjegjshëm për paaftësinë e shtetit.

“Është përgjegjësi e shtetit të i identifikojë dhe ndëshkoj pronarët dhe përdoruesit e makinave të paregjistruara. Mekanizmi dhe mënyra si e bëjnë këtë është punë dhe detyrë e tyre. Edhe kësaj here, si edhe shumë herë tjera, ndëshkohet qytetari i përgjegjshëm sepse shteti dështon të kryej punën e vet”, ka shkruar Pantina në Facebook.

Ajo ka thënë se kjo taksë për regjistrimin e makinave, nuk është aspak ndryshe nga ajo për homologim, pasi që dikush do të pasurohet pa mund e djersë.

“Ndryshe ndoshta por më mirë aspak”, ka përfunduar Pantina.

Kujtojmë se pagesa prej 5 eurove shtesë për regjistrimin e automjeteve, ka nxitur mjaft shumë reagime edhe tek qytetarët, të cilët për shkak të personave të papërgjegjshëm, do të detyrohen të paguajnë njëjtë si të tjerët për pajisjen me tiketa.

Postimi i plotë:

Tiketa prej 5 euro haraqi qe do e paguajn qytetaret e pergjegjshem per pa aftesine e shtetit
Eshte pergjegjesi e shtetit te i identifikoj dhe ndeshkoj pronaret dhe perdoruesit e makinave te paregjistruara. Mekanizmi dhe menyra si e bejme kete eshte pune dhe detyre e tyre. Edhe kesaj hete, si edhe shume here tjera, ndeshkohet qytetari i pergjegjshem sepse shteti deshton te kryej punen e vet.

Kjo takse prej 5 euro shtese per regjistrim te makinave nuk eshte aspak ndryshe nga ajo per homologum.

Ketu dikush pasurohet pa mund e djerse, e qytetaret e ndergjegjshem paguajn.
#Ndryshe ndoshta por #memire aspak!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata…