![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/11/Kosoo111-600x360.jpg)
“tiks.app” ende e bllokuar
13 nëntor 2019
| 08:44
Faqja zyrtare për shitjen e biletave të Përfaqësueses së Kosovës, “tiks.app”, edhe sot vazhdon të mbetet e bllokuar. Gjatë ditës së djeshme (të martën), nga ora 16:00, kishte filluar afati zyrtar për fillimin e shitjes së biletave për takimin e Kosovës ndaj Anglisë por, siç ka bërë me dije kjo faqe, janë shitur shumë pak bileta sepse uebfaqja e tyre ka rënë nga funksionimi për shkak të kërkesave të mëdha.