‘TikTok-u do mbyllet’, Rama: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë
30 dhjetor 2024
| 13:46
Kryeministri Edi Rama, ka thënë se nuk do të tërhiqen nga vendimi që është marrë për mbylljen e “TikTok”-ut në Shqipëri.
Në konferencën e fundvitit, kreu i qeverisë ka thënë se “nuk lëvizim nga vendimi i marrë”.
“Ne nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë, dhe siç e kam paralajmëruar, është një vendim për implementimin e të cilit do të na duhet 6-8 deri javë sepse teknologjikisht është shumë e rëndësishme kjo kohë”, ka thënë Rama.
Njoftimi për mbylljen e platformës për një vit u njoftua disa ditë më parë në prezantimin e planit të ri të veprimit të sigurisë në shkolla. Kreu i qeverisë tha se pas një viti, do të shihet se si do të veprohet. /abcnews.al