‘TikTok’-u mbyllet zyrtarisht në Shqipëri

06 mars 2025 | 12:55

Ministrja e Asimit në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës “TikTok”.

“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për ‘TikTok’. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e ‘TikTok’”, ka thënë Manastirliu.

Ministrja Manastirliu ka thënë se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portieri i Bayern Munchen, Manuel Neuer, do të jetë jashtë…