Tiktokeri Blerton Sadrija tërhiqet nga platforma “TikTok”, ja arsyeja

25 gusht 2023 | 14:28

Tiktokeri Blerton Sadrija ka bërë me dije se është tërhequr nga platforma e “TikTok”-ut.

Ai ka treguar për “Epokën e re” se të jesh pjesë e “TikTok”-ut është veç lodhje, sepse merr komente e fyerje të ndryshme.

Blerton Sadrija thotë se ka vendosur të fokusohet në jetën e tij dhe në punë.

“Me qenë pjesë e TikTokut padyshim se ka shpesh herë situata ku lodhesh edhe mërzitesh shumë, prej komenteve e fyerjeve. Po janë edhe momentet e mira ku disa njerëz janë shtytës për mua si tiktoker. Megjithatë kam vendosur që të tërhiqem përfundimisht e përgjithmonë. Këtë vendim e kam marrë duke menduar me thellë, edhe për t’i dalluar shumë elemente të cilat për mua janë degjeneruese. I falënderoj të gjithë që më kanë ndjekur, kritikuar, lavdëruar e dërguar gifte. Sot të rinjtë e shohin Tiktokin si alternativë për t’i arritur qëllimet në jetë, por kjo nuk është gjë tjetër përpos se të qenit parazit. Dua të fokusohem në jetë dhe në punë. Të krijoj raporte miqësore me miqtë e mi ndryshe nga Tiktoku, që çdo dite kisha probleme dhe lindnin konflikte të panevojshme”, ka thënë Blerton Sadrija.

No description available.

Ai ka falënderuar nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur deri më tani, veçanërisht Benny Blancos.

“Edhe një herë falënderojë nga zemra të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe shpenzuar në adresën time duke me suportuar. Veçanërisht mirënjohës ndaj Benny Blancos që më ka përkrahur nga dita e parë. Ju kërkoj falje secilit që është ndjerë i fyer nga unë, njerëzit që me njohin e dinë se të gjitha i bëjë në kuadër të humorit – po që anën time më të mirë pra humorin e qeshjen nuk arrita ta përçojë me sukses duke qenë i ndikuar nga energjitë negative që jep ky rrjet social. Unë e kam kuptuar se TikToku është humbje kohe uroj që edhe të tjerët të kuptojnë sa më parë e të fokusohen të familja e të jeta e shëndetshme”, ka theksuar tiktokeri Blerton Sadrija.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, sekretari i përgjithshëm…