TikToku, pritet të ndalohet në SHBA

06 dhjetor 2024 | 23:50

Gjykata Federale e Apelit të premten ka refuzuar ankesën e TikTokut për ta rrëzuar ligjin që e ndalon atë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke nisur nga viti 2025, shkruan BBC.

Kompania e mediave sociale kishte shpresuar se Apeli do të pajtohej me argumentin se ligji ishte jokushtetues, sepse ndikon në fjalën e lirë të 170 milionë përdoruesve të saj në SHBA.

Por gjykata nuk rrëzoi ligjin, duke thënë se ishte mbështetur nga “dy partitë në Kongres dhe nga presidentët e njëpasnjëshëm”.

TikToku ka thënë se tani do ta dërgojë çështjen në Gjykatën Supreme të SHBA-së, autoriteti më i lartë ligjor i vendit.

SHBA-ja dëshiron që TikToku të shitet ose të ndalohet për shkak të asaj që thotë se pronarët kanë lidhje me shtetin kinez – diçka që është mohuar nga kompania.

Gjykata ra dakord se ligji ishte “i hartuar me kujdes për t’u marrë vetëm me kontrollin nga një kundërshtar i huaj dhe ishte pjesë e përpjekjeve për të kundërshtuar kërcënimin e sigurisë kombëtare nga Republika Popullore e Kinës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka…