Tillerson dhe Lavrov biseduan për Korenë Veriore, Ukrainën dhe Sirinë
Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, dhe ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, kanë biseduar sot me telefon për krizat aktuale në Siri, Korenë Veriore dhe Ukrainë, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert.
“Për Ukrainën, sekretari ka theksuar takimet e ardhshme ndërmjet përfaqësuesit special të SHBA-ve Volker, dhe përfaqësuesit rus Surkov, dhe ka nënvizuar nevojën që Rusia ta përshpejtoj implementimin e përkushtimeve të veta sipas Marrëveshjeve të Minskut dhe ta kthej përshkallëzimin aktual në luftimet në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Nauert.
Për Sirinë, ajo ka thënë se të dy zyrtarët e lartë “diskutuan për rolin e Rusisë për të qenë të sigurt se regjimi i Assadit luan rol konstruktiv në procesin e Gjenevës, që udhëhiqet nga Kombet e Bashkuara”, dhe ka shtuar se sekretari Tillerson u ka bërë presion “të gjitha palëve” për implementimin e aksionit të udhëhequr nga OKB-ja ndaj Koresë Veriore.