Tim Shkupi mirëpret Sabit Gecin bashkë me Hakif Bajramin, që kanë nisur iniciativën për të braktisur islamin
Teologu nga Shkupi, Tim Shkupi, përmes një postimi në Facebook, ka postuar disa fotografi bashkë me profesorin Hakif Bajramin, dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sabit Geci, i cili ditë më parë u pagëzua në fenë katolike, në Famullinë e Shën Mëhillit.
Përmes postimit, ai është shprehur se ky takim është bërë për të mikpritur Sabit Gecin.
“Pas 30 vjetëve takohem me profesorin Dr. Hakif Bajrami. E kem pasur musafir ne Ramazanin e vitit 1993 ne xhamine haxhi Jonuz ne Shkup. Në mikpritjen e Sbit Gecit ishte edhe Pajaziti, Ramadani e shumë miq të tjerë”, ka shkruar ai.
Tim Shkupi para disa ditësh ishte i ftuar në emisionin “Paradoks me Vehbi Kajtazin”, i cili kishte dhënë disa deklarata ndryshe në lidhje me fenë islame, në krahasim me ato të hoxhallarëve të tjerë.
Gjatë intervistes ai ishte deklaruar për thirrjen e ezanit, duke thënë se thirrja e ezanit nuk duhet thirrur dhe se nuk thuhet askund se duhet falur namazi i xhumasë.
“Kerkund Zoti nuk thotë me thirr ezan e me na shashtris me sabah”, ishte shprehur hoxha.
Kurse, ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci, kohët e fundit ka ndërruar fenë, duke u pagëzuar në atë katolike në Famullinë e Shën Mëhillit në Doblibarë.
Ai gjithmonë është shprehur kundër fesë islame, duke thënë se do të dëshironte të kishte fenë e të parëve të tij, dhe të kishte emër shqiptar, duke shtuar se feja muslimane nuk është e jona.
Edhe pas këtyre deklaratave të tij, dhe postimit të Famullisë se ai ishte pagëzuar, Geci kishte mohuar se ka ndërruar fenë, duke thënë se ishte vetëm për vizitë.
Ndërsa, Famullia ka insistuar se ai ka ndërruar fenë, duke publikuar edhe fotografi të tjera gjatë pagëzimit të tij, dhe duke treguar se ka ndërruar edhe emrin, duke e bërë Kastriot.
“Kastriot, unë po të pagëzoj në emër të Atit, të Birit e të Shpirtit Shenjt! Amen”, thuhej në njoftimin e Famullisë.
Kurse, Hakif Bajrami, i cili është historian me profesion, dhe para disa vitesh ishte anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje, njihet për deklaratat e tij për fesë islame.
Në disa intervista ai ishte shprehur se shqiptaria është bombarduar nga lindja dhe perëndimi, dhe se 395 anije evropiane kanë bart shqiptar në Anadoll, në vitin 1912-1914.
Ai ishte shprehur se Serbia ishte gëzuar se Evropa po i bart shqiptarët në shkretëtirat e Anadollit.
Ai kishte shtuar faktin se të gjitha gjërat në lidhje me fenë janë shkruar në gjuhën arabe dhe jo në atë shqipe, duke paraqitur fakte nga një libër me titull “Shpronësim, shpërngulje, shfarosje e shqiptarëve”, libër që ka sibolin e serbëve të katër “S”. Paparaci