Time Kadrijaj: E moj Donikë nuk ke faj ti, por faj ka AAK-ja që të solli këtu ku je

07 janar 2018 | 12:55

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, i është kundërpërgjigjur deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Kadaj-Bujupi, e cila tha se nëse me të vërtetë i është refuzuar viza nga SHBA-të kryeministrit, atëherë nuk i mbetet gjë tjetër veç dorëheqjes.

Kadrijaj në një postim në profilin e saj në “Facebook” ka shkruar se Donika Kadaj-Bujupi ka qenë e priveligjuara e AAK-së. “E moj Donikë nuk ke faj ti, po faj ka AAK-ja që të sjelli këtu ku je duke të priveligjuar në çdo aspekt, e ti sot del e fol pikërisht për atë njeri që t’i dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kundër kësaj gjykate, kryeministri s’ka bërë gjë tjetër vetëm se po i ruan qëndrimet e mëhershme”, ka shkruar deputetja Kadrijaj.

Postimi i plotë i Time Kadrijaj:

Paska fol Donika,
E moj Donikë nuk ke faj ti, po faj ka AAK-ja që të sjelli këtu ku je duke të priveligjuar në çdo aspekt, e ti sot del e fol pikërisht për atë njeri që t’i dha krejt, e sa për temën në fjalë ishe edhe ti kundër kësaj gjykate, kryeministri s’ka bërë gjë tjetër vetëm se po i ruan qëndrimet e mëhershme.

Se kush është pro Amerikës, Ramush Haradinaj ma shumë se kushdo tjetër e ka dëshmuar këtë dhe ne do vazhdojmë të besojmë të pa lëkundur në miqësinë e përhershme me ShBA-të.

Ishte pikërisht kryeministri që kërkojë që në tavolinën e Brukselit të jetë pjesë edhe Amerika,
Ishte pikërisht KM që projektin ma të madh të pasluftës në investime ju jepet pikërisht kompanive Amerikane.
Donikë, kur e han piten, tepsia mbetet.
TK

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarët e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë dhënë përkrahje…