Time Kadrijaj: Nga Gjykata Speciale u pyeta për punën time si mjeke gjatë luftës
Ish-deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadriaj, ka bërë me dije se ka përfunduar intervistimin nga Gjykata Speciale në Prishtinë.
Ajo ka thënë për “Klan Kosova” se është pyetur për punën e saj si mjeke gjatë luftës në Kosovë.
“Po para pak çastesh ka përfunduar intervistimi. Aty jam ftuar në cilësinë e dëshmitares. Atyre iu ka interesuar puna ime si mjeke gjatë luftës në Kosovës dhe ku kam vepruar – nëpër cilat pjesë të Kosovës dhe të Shqipërisë”.
“E kam konfirmuar se në UÇK, unë dhe kolegët e mi e kemi bërë një punë të shenjtë dhe humanitare që lidhet me betimin e Hipokratit duke iu ofruar shërbime mjekësore ushtarëve të UÇK-s dhe popullatës civile”, ka thënë Kadrijaj.
E pyetur nëse do të ftohet sërish nga Specialja për t’u intervistuar, ajo ka thënë se beson që ka përfunduar gjithçka me këtë intervistë.
“Besoj se ka përfunduar gjithçka, nuk më kanë thënë se do të më ftojnë prapë. Është periudhë e gjatë kohore dhe normal që është mos të na kujtohet gjithçka”, është shprehur ajo.