
Time Kadrijaj për Kurtin: Çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi
06 prill 2025
| 21:57
Time Kadrijaj nga AAK ka pyetur Kurtin se përse e ka pru punën të varet nga pakicat që kontrollohen nga Vuçiq.
Kjo pas deklaratës së qeverisë se Serbia po e pengon formimin e institucioneve.
Postimi i plotë:
Pse e ke pru punën me u varë prej pakicave të kontrolluara nga politikat e Vuçiqit? Qe katër vjet ke folë se si është zbeh prania e elementeve të Beogradit në Kosovë, e tani po del që kurrë më shumë ndikim nga Beogradi s’ka pasë që nga lufta. Ti je ai që i ke instalu, me çdo veprim që ke ndërmarrë pa u koordinu me askënd. Je armiqësu me partitë shqiptare, askush kush nuk bëhet me ty. Tash shko ankohu te Vuçiqi edhe varu prej tij.
Ia ke kthy shpinën Kosovës – çdo shqiptar që hyn me ty në qeveri është bashkëpjesëmarrës në theqafje të këtij vendi.