Time Kadrijaj për Safete Hadergjonajn: Nuk është mjeke dhe kurrë nuk e kam parë gjatë luftës

23 nëntor 2023 | 15:59

Dëshmitarja Time Kadrijaj gjatë marrjes në pyetje nga mbrojtja e Pjetër Shalës është pyetur edhe për disa persona duke përfshirë Safete Hadergjonajn, Ramush, Daut e Agron Haradinajn si dhe për Shaip Mujan.

Time Kadrijaj ka thënë se Safete Hadergjonajn e njeh, mirëpo “ajo nuk është mjeke dhe se kurrë nuk e ka takuar gjatë luftës”.

“Jemi të një vendi. Me thënë të drejtën raportet më të mira i kemi se kemi qenë të dyja deputete. Më shumë që kemi pas kontakt është pas luftës kur kemi punuar bashkë të dyja si deputete. Ajo nuk është mjeke dhe unë kurrë nuk e kam parë gjatë luftës”, ka thënë dëshmitarja Time Kadrijaj.

Ndërsa për Ramush Haradinaj, ajo ka thënë se ka qenë ushtar i dalluar dhe se ai nuk ka qenë kurrë në Shqipëri.

“Në luftë ka qenë një ushtar i dalluar. Ramushi nuk ka qenë në Shqipëri kurrë”, ka thënë Kadrijaj.

Ndërsa lidhur me Daut Haradinajn nuk është dëgjuar përgjigja e saj.

Personin me emrin Agron Haradinaj, Kadrijaj ka thënë se e ka parë në Koshare.

“Në Koshare ka qenë. Në rrethana të zakonshme qysh takohen njerëzit në rrugë dhe jo në rrethana të tjera”, ka thënë Kadrijaj, e cila nuk është dëgjuar kur është pyet për personin me emrin Shaip Mujaj.

Kadrijaj ka thënë se nuk ka qenë asnjëherë në Kukës në vitin 1999 dhe se nuk i ka ofruar ndihmë Milaim Zekës atje kur ka qenë i plagosur.

Dëshmitarja Time Kadrijaj, ka thënë se Milaim Zeka është plagosur në Koshare dhe se aty iu është ofruar ndihma mjekësore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid vuan për një sulmues qendror që pas largimit…