Time Kadrijaj reagon për marrëveshjen e demarkacionit: Vjosa Osmani ka manipuluar
Pas komunikatës së AAK-së dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar rreth ndryshimit të pikave të marrëveshjes së demarkacionit edhe deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila është edhe anëtare e Komisionit për Politike të Jashtme.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka akuzuar kryetaren e këtij komisioni Vjosa Osmani (LDK) se ka manipuluar me komisionin.
Postimi i plotë i deputetes Kadrijaj:
Vjosa ka manipulu me komisionin sepse të gjithë anëtarët e komisionit me përjashtim të LDK-së kemi votuar për marrëveshjen e arritur në mes liderëve e që është bë publike nga kryeministri Haradinaj.
Ndryshimi i vetëm ka qenë në pikën 1.2 që në fund të paragrafit i shtohet si orientim.
Kjo ka qenë marrëveshja dhe për këtë kemi votuar.
Çka ka dalë jashtë kësaj është manipulim me komisionin dhe votat e deputetëve.
As në seancë e as në komision nuk është sjell asgjë e shkruar nga ato që po supozohet që janë votuar por veç janë lexuar paragrafët.