Time Kadrijaj: Taksa nuk do të hiqet Mimozë
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj e ka quajtur kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lilën si kandidate të vetëshpallur për kryeministre.
Kjo deklaratë e Kadrijajt vjen si reagim ndaj deputetes Mimoza Kusari-Lila, e cila kryeministrin Ramush Haradinaj së fundit e vlerësoi si të papërgjegjshëm.
“Kandidatja e vetëshpallur për kryeministre teknike, Mimoza, assesi të kuptohet çka thotë. Përpos artikulimit të dobët, Mimoza paska akuzuar kryeministrin për papërgjegjshmëri. Një Kryeministër që themeloi Ushtrinë dhe që i tregoi vendin Serbisë na qenka i papërgjegjshëm. Nejse, e qartë se taksa i paska prishur plane shumë njerëzve brenda Kosovës. Por, çka t’i bësh! Nuk do të hiqet taksa Mimozë. Mësohu me këtë!”, ka shkruar deputetja Kadrijaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/