“Times”: Simeone, pasardhës i Contes te Chelsea
05 janar 2018
| 16:12
Chelsea ka piketuar Diego Pablo Simeonen si pasues të Antonio Contes.
Sipas “Times”, argjentinasi mbetet objektiv i parë për të marrë drejtimin e bluve të Londrës, duke parë që me shumë mundësi italiani do të mbyllë në verë eksperiencën e tij në “Stamford Bridge”, edhe pse në kontratë parashikohet qëndrimi edhe për një sezon tjetër.
Po sipas “Times”, drejtuesit e Chelseat nuk kanë ndërmend ta shkarkojnë Conten, pasi synojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët për prishjen me konsensus të kontratës.