
TINGËLLIMË VETMIE
31 dhjetor 2021
| 13:30
Shkruan: Elife LUZHA
E vetme jam
Në mesin e mizërisë njerëzore
Shëmti e shpërfilljes më trishton
Skutave të mendimit strukem
Me riga loti e vras pikëllimin
Duke jetuar jetën
Ndër rreze ylberësh të përgjakur
Sall hyu im më jep krah
Nga ishulli i largët i shpirtit
Gjithandej kërshërira
E mbrapshti kulmojnë
Vetëm një dorë miqësore
Që të fal pak ngrohtësi
Mungon.