Tinka Kurti në azil të pleqëve, ikona e kinematografisë shqiptare rrëfehet për herë të parë

06 prill 2025 | 22:57

Aktorja e madhe Tinka Kurti ka zbuluar dje për herë të parë se jeton në një azil për të moshuarit në periferi të Tiranës.

Me anë të një videomesazhi që u transmetua në “Big Brother Albania VIP 4”, për aktorin Laert Vasili, ajo ka rrëfyer se tashmë jetonte në një azil, duke kujtuar dhe aktoren tjetër të madhe, Margarita Xhepa, e cila u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë.

“Kam pasur shumë probleme. Kam pasur fatin tjetër që erdha në këtë shtëpi që e shihni ju, që është një mrekulli, por për mua ishte një tragjedi. Doja që të ikja sa më parë, por tani nuk them se dua të ik sepse ka njerëz të mrekullueshëm. Këtu ka njerëz të mrekullueshëm dhe ambient shumë të bukur. Më vjen shumë mirë kur iu kushtoheni shumë artistave, sepse jemi të numëruar në jetë tani. Ja na iku Margarita. Na la një dhimbje të madhe. Për mua ka qenë tronditje e madhe, sepse unë kam fituar nga ajo. Ne jemi artistë që i kemi shërbyer popullit, do i shërbejmë këtij kombi deri sa të kem i frymën e fundit”, tha ajo.

Tinka Kurti është një nga aktoret më të suksesshme të brezit të saj, karriera e së cilës përfshin më shumë se 50 filma artistikë dhe 150 shfaqje teatrore, duke spikatur me role të ndryshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është sqaruar një deklaratë që u bë virale dhe mori…