“Tipa si ata për mua janë vjellje” Iliri dhe Paloma komentojnë Semin dhe Donaldin

26 tetor 2021 | 15:00

Balerini i njohur, Ilir Shaqiri, ka rikthyer në vëmendje për disa prej banorëve debatin e tij të bujshëm me Semi Jaupajn dhe Donald Veshajn.

Teksa po bisedonte me Monika Lubonjën dhe Palomën, Iliri u shpreh se është i shqetësuar për fjalon dhe akuzat e bëra nga dyshja ndaj disa prej banorëve të tjerë.

“Për mua çfarë nuk tha, për Ardititn, për Monikën, për Palomën. Gjithsesi më bëri mirë si periudhë pasi arrita të njoh fytyrën e vërtetë të dikujt që e konsideroja shok”,  tha Iliri.

Ky i fundit shtoi më pas se ka konstantuar që dyshja kanë nisur një lojë, e cila sipas tij nuk është etike.

“Kur bëhen votimet e të preferuarve, ata të dy zgjedhin Kledin. Pse nuk votojnë njëri-tjetrin? Sepse duan që ë afrojnë sa më shumë persona”, vijoi duke thënë Iliri.

Më pas Paloma aprovoi argumentin e Ilirit teksa shtoi: “Tipa të tillë si ata të dy në jetën e përditshme unë i mbaj larg. Për mua karaktere të tilla janë vjellje”.

“Tipa si ata për mua janë vjellje”/ Iliri dhe Paloma“Tipa si ata për mua janë vjellje”/ Iliri dhe Paloma

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve…