Tirana, afër marrëveshjes me Arlind Ajetin

14 qershor 2022 | 16:45

Padova e Arlind Ajetit qëndron në Serinë C, Palermo kalon në Serinë B, ndërsa Tirana ëndërron yllin e kombëtares. Arlind Ajeti është në bisedime me ekipin e Tiranës dhe pritet të firmosë në vazhdim nëse çdo gjë shkon sipas planit.

Aktualisht, te Padova, ku luan në Serinë C, ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare po diskuton për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar. Ai është ulur në tavolinë me drejtuesit e Tiranës, të cilët duan një mbrojtës, duke parë problemet në repartin e prapavijës, pas largimit të Erjon Hoxhallarit.

Diskutimet kanë qenë të gjata, por nuk është arritur asnjë pajtim përfundimtar, teksa lojtari është në Serinë C me Padovën. Burime pranë drejtuesve bëjnë me dije se lojtari është shumë pranë firmës me bardheblutë, ndërsa pas Hasanit ardhja e Ajetit do të ishte goditje luksi. Lojtari ka luajtur me Padovën 26 takime këtë sezon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof.Dr. Muharrem Qafleshi Në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë,…