Tirana dhe Shkupi mësojnë kundërshtarët në Ligën e Kampionëve
14 qershor 2022
| 12:56
Skuadrat shqiptare kanë qenë me fat sot në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve.
Tirana, Ballkani dhe Shkupi kanë evituar skuadrat më të vështira të mundshme që kishin përballë në vazot e tyre dhe kanë kundërshtarë në këtë tur ekipet më të përballueshme me shanse reale për kualifikimin.
Tirana ka evituar skuadra si Ferencvarosh, Ludogorets e Maribor teksa ka peshkuar Dudelanzh të Luksemburgut, një skuadër me eksperiencë në Evropë, por jo në nivelin e skuadrave të mësipërme.
Skuadra tjetër shqiptare, Shkupi ka gjetur përballë Linkoln të Gjibraltarit.