Tirana drejt lirimit të masave, policia heq postblloqet
Ndërkohë që hap pas hapi vendi po i kthehet një normaliteti te ri, disa qytete ende vazhdojnë të kenë kufizime, sidomos sa i përket daljes se qytetareve dhe qarkullimit te makinave.
Pavarësisht masave, gjithnjë e më pak po zbatohen ato. Në rrugët e kryeqytetit vihen re lëvizje të shumta edhe pas orës 17.30, kur nis dhe ndalim qarkullimi. Pavarësisht kësaj duket se edhe policia është tërhequr nga vrojtimi i imtësishëm i zbatimit të masave.
Tashmë në qytet nuk ka më postblloqe dhe numri i uniformave blu është reduktuar ndjeshëm.
Nga data 11 maj nisën lehtësime masash për një grup biznese si parukeri, berber, dentist dhe dyqanet në qendrat tregtare, ndërkohë që duke nisur nga e hëna e kësaj jave, më 18 maj, do të nisë edhe hapja e njësive të shërbimit si bare dhe restorante, vetëm për mjediset e hapura.
Numri i rasteve të prekura me COVID-19 në vendin tonë që nga nisja e epidemisë është 880 persona ndërkohë 31 qytetarë kanë humbur jetën./Euronews.al