Tirana, finaliste e çmimeve evropiane për transformim
16 nëntor 2018
| 10:57
Tirana u përzgjodh ndër tri finalistet për çmimin evropian mbi veprimtarinë transformuese gjatë vitit 2018.
Kryeqyteti shqiptar u vlerësua në mënyrë specifike për aksionin lidhur me rritjen e hapësirës së gjelbër urbane rreth qytetit.
Tirana u vlerësua gjithashtu edhe për angazhimin e qytetarëve në aksionet e ndërmarra për transformimin e qytetit.
Dy finalistet e tjera ishin Bolonja, për rritjen e angazhimit qytetar lidhur me rigjenerimin e komunave urbane dhe qyteti belg i Gentit, për transformimin e sistemit vendor të ushqimit nëpërmjet modeleve të qeverisjes pjesëmarrëse.