Tirana kërkon vetëm fitoren kundër Dudelange
Sonte me fillim nga ora 19:30 do të zhvillohet ndeshja mes skuadrës së Tiranës dhe asaj të Dudelange, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.
Kampioni i Superligës së Shqipërisë do ta kërkojë me çdo kusht fitoren sot, në mënyrë që ta ketë më të lehtë sigurimin e kualifikimit tutje në ndeshjen e kthimit.
Paraqitja e fundit e Tiranës në këtë garë daton në sezonin 2020/21, ku asokohe nuk arriti të prek më shumë se raundin e dytë, pas një fitoreje dhe një humbjeje.
Po ashtu, duke marrë parasysh se luajnë si mysafirë në një vend të largët si Luksemburgu, në pamundësi të udhëtimit të shumë tifozëve, Tirana ka njoftuar se do të bëhet një organizim tek aneksi përballë stadiumit “Selman Stërmasi” për ta mbështetur klubin në rrugëtimin e tyre. 19:30 Dudelange – KF Tirana.