Tirana mposhti Kukësin

04 nëntor 2020 | 16:17

Tirana e nis sezonin e ri të kategorisë me stilin e skuadrës kampione. “Bardheblutë” mposhtën 2-0 Kukësin në supersfidën e javës së parë që u zhvillua në Korçë. Pavarësisht se kishte shumë mungesa, skuadra e Emanuel Egbos tregoi dhëmbët që në fillim duke realizuar dy gola të shpejtë me mesfushorin nga Maqedonia e Veriut, Najdovksi.

Kukësi në harkun e pak sekondave nga goli i dytë i Tiranës, kur kishte kaluar vetëm çerek-ore lojë, ishte pranë golit, por u ndal nga traversa dhe vetëm aq për verilindorët të cilët, pavarësisht prej përpjekjeve, deri në fund nuk arritën ta rihapnin sfidën me Tiranën që e menaxhoi shumë mirë avantazhin, madje kishte mundësi edhe për të realizuar golin e 3-të, ndërsa te Kukësi trajneri Skënder Gega ka ende shumë punë që ekipi të marrë formë pas kaq ndryshimeve në merkaton e verës, raporton “SS”. Surprizën e javës së parë e bëri Kastrioti i Ramazan Ndreut që mposhti në Kamëz 2-1 Partizanin.

Një supergol i Ermir Rezit 5 minuta para fundit të kohës së rregullt bëri që të niste me një humbje aventura e Ilir Dajës në stolin e të kuqeve. Sfida në Kamëz u zhbllokua pas vetëm 20 minutash lojë nga braziliani Devid, ndërkohë që në të 64-n barazoi përkohësisht për Partizanin me 11-metërsh i rikthyeri Jasir Asani. Barazimi i parë në këtë javë të parë të Superiores u regjistrua në Adush Muça të Ballshit, aty ku Bylis dhe Laçi ndanë pikët me një barazim 1-1. Andri Hadroj kaloi në epërsi vendasit me një goditje të bukur me kokë në minutën e 36-të, ndërkohë që në fillimin e pjesës së dytë Laçi fitoi një 11-metërsh të cilën e kthehu në gol i përhershmi Nwabueze.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefki Shala shpall të pavlefshme dëftesat e kl. I.I.II,IV dhe…