Tirana përfshihet nga moti ekstrem (video)
03 nëntor 2023
| 16:30
Reshjet e dendura të shiut, që ranë në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, gjatë mesditës së të premtes, përmbytën një pjesë të mirë të rrugëve, si dhe shkaktuan probleme në qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve.
Në kryeqytet, “Lana” ka dalë nga shtrati në disa zona, ndërsa edhe pjesë të unazës është zhytur nën ujë.
Në një tjetër lagje të Tiranës, reshjet kanë bërë që një pjesë e mirë e makinave të parkuara poshtë pallateve të banimit të përfundonin pjesërisht nën ujë.