Tirana pësoi humbjen e parë, Kukësi të dytën

08 nëntor 2020 | 15:52

Tirana ka pësuar humbjen e parë në javën e dytë të Kategorisë Superiore. “Bardheblutë” u mundën 1-0 nga Teuta në sfidën e luajtur në Pogradec.

“Bregdetarët” shënuan me anë të Lorenco Vilës që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 32-të. Futbollisti u tregua i saktë me kokë pas një krosimi fantastik të Dejvi Bregut, duke e dërguar topin në cepin e portës. “Bardheblutë” kërkuan me ngulm golin e barazimit në fraksionin e dytë, por Cobbinah dhe sulmuesit e tjerë nuk u treguan të saktë, raporton “KJ”.

Partizani shijoi 3 pikët e para në kampionat, pasi fitoi kundër Kukësit. “Të Kuqtë” do të fitonin pastër 2-0 në duelin e luajtur në Shkodër. Në minutën e 60-të, Solomon del mjaft mirë në krahun e djathtë dhe më as shërben në zonë për Lucas Cardozon, i cili nuk do të gabonte. Kukësi kërkoi golin e barazimit, por në fundin e ndeshjes do të pësonin edhe të dytin një minutë nga fundi i kohës së rregullt nga Solomon. Skënder Gega e ka nisur me dy humbje në dy sfidat e para aventurën te “Të Kuqtë”.

Laçi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 kundër Kastriotit. Musta zhbllokoi ndeshjen në minutën e 48-të, teksa miqtë mbetën edhe me një lojtar më pak në fushë në pjesën e dytë. Gjithsesi krutanët nuk u dorëzuan duke shënuar në shtesë me Sebino Plakun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka përkujtuar të…