Tirana shkatërroi Partizanin
28 shkurt 2020
| 22:05
Tirana ka mposhtur me rezultati 5-1 Partizanin në kryendeshjen e javës së 24-ër, duke u konfirmuar tashmë si pretendente për fitoren e kampionatit.
Ndeshja nisi mjaft vrullshëm për miqtë që shënuan që në minutën e dytë me anë të William Cordero, por në minutën e 15 do të mbeteshin me 10 lojtarë, teksa Batha do të realizonte dy gola, në të 15 dhe 18 me penallti.
Në pjesën e dytë Tirana do të shënonte edhe tre gola të tjerë. Fillimisht Idrizaj do të shënonte autogol, për të ardhur tek dy golat e talentit Ernest Muçi.
Goli i pestë që vulosi edhe takimin, ishte një perlë e vërtetë nga rreth 30 metra distancë.
Tirana momentalisht ka 47 pikë dhe është në vend të parë, ndërsa Partizani ka 38 pikë dhe është në vend të tretë.