Tirana, Shkupi, Dukagjini dhe Drita përshëndeten me Conference League – Ballkani, Partizani e Struga vazhdonjë në turin tjetër

04 gusht 2023 | 00:26

Tirana, Shkupi dhe Dukagjini kanë mbyllur aventurën në UEFA Europa Conference League pas humbjeve, respektivisht 2-0 ndaj Besiktas, 1-0 ndaj Levski Sofia dhe 6-1 ndaj Rijeka.

I njëjti fat ishte edhe ai i Dritës, që u mund 2 me 1 nga Viktoria Plzen.

Teksa, Ballkani, me një fitore të pastër 4 me 1 kundrejt Larne, arriti të çimentojë kualifikimin për në fazën tjetër, duke iu bashkuar kështu Partizanit dhe Strugës në rrugëtimin e mëtejshëm evropian.

Bardheblutë e Tiranës e nisën me presing ndeshjen e dytë ndaj turqve dhe u munduan të vendosnin miqtë në vështirësi, por pa arritur rezultat konkret në gola.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë, kur Besiktasi mori kontrollin e lojës dhe me gabimet e para të kryeqytetasve, shënuan menjëherë pas një goditje këndi.

Me hapjen e Tiranës në prapavijë më tej, për të kërkuar golin e nderit, ekipi mik nuk fali dhe gjeti edhe golin e dytë dhe përfundimtar të ndeshjes, duke i dhënë përshëndetjen e fundit Tiranës me kupat evropiane.

E pafat ishte Drita, që u eliminua vetëm prej një goli të pësuar me penallti në minutën e 23-ë të shtesës. Golin e fitores për Plzen e shënoi Erik Jirka.

Shkupi u mund minimalisht nga Levski Sofia, me një gol në minutat shtesë. Megjithatë, asnjë mundësi kualifikimi nuk kishte për shkupjanët, duke parë se rezultati i ndeshjes së parë kishte shënjuar rrugëtimin e tyre evropian, pas humbjes 2 me 0 ndaj ekipit kundërshtar.

Dukagjini, pavarësisht performancës së mirë në ndeshjen e parë, nuk arriti as minimalisht ta mbajë nën kontroll Rijekës, e cila e mposhti thellë me rezultat 6 me 1, duke siguruar kualifikimin.

Ballkani ndërkaq dominoi tërësisht Larnen, duke e mundur sërish me rezultatin 1 me 4, duke i shtuar kështu goleadës së ndeshjes së parë, të cilën e kishte përmbyllur me rezultatin 3 me 0 dhe u kualifikua me rezultat të përgjithshëm 7 me 1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Sportit dhe Rinisë në Somali, Mohamed Barre, është…