Tirana synon transferimin e dy lojtarëve të Prishtinës
14 korrik 2020
| 14:33
Skuadra e Tiranë është duke u interesuar për transferimin e dy futbollistëve të Prishtinës, Visar Bekaj dhe Armend Thaqi. “PanoramaSport” raporton se presidenti Refik Halili ishte në kryeqytetin e Kosovës së bashku me numrin një të bardhebluve të dielën në sfidën Prishtina-Drita.
I shoqëruar nga Tefik Osmani, i cili është një nga lojtarët bardheblu, Halili ka ndjekur sfidën e kampionatit të IPKO Superligës, ama qëllimi ka qenë më shumë se një kënaqësi apo drekë mes miqsh. Bardheblutë duan të afrojnë dy lojtarë të Prishtinës, nga më të mirët në kampionatin kosovar. Bëhet fjalë për portierin Visar Bekaj dhe për mbrojtësin e djathtë, Armend Thaqi. Dy lojtarë që prej kohësh janë në orbitën e kampionatit shqiptar.