Tirana vishet me ngjyrat e flamurit amerikan (Foto)

04 korrik 2020 | 10:51

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve.

Festimeve i është bashkuar edhe qyteti i Tiranës. Disa prej institucioneve tona kanë ndriçuar godinat e tyre me ngjyrat e flamurit amerikan.

Lajmin e bën të ditur vetë Ambasada Amerikane në Tiranë e cila ka postuar disa foto ku krahas saj është edhe Akademia e Arteve dhe Teatri i Operas e ndriçuar me ngjyrat e flamurit.

“Ambasada jonë, Akademia e Arteve dhe Teatri i Operas janë ndezur me ngjyrat e flamurit amerikan! Faleminderit qytetit të Tiranës për nderimin! Ky është një festim i mrekullueshëm i Ditës së Pavarësisë Amerikane dhe e një miqësie të bukur! Gëzuar 4 korrikun!”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve.

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/10157513114365838

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
4 Korriku shënon 244-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve…