Tiranë, një person qëllon një vajzë e më pas veten
21 janar 2018
| 16:13
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, afër Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Një person ka qëlluar me armë zjarri një vajzë, e më pas edhe veten. Dëshmitarët kanë dëgjuar tri 3 krisma dhe lajmëruan policinë, e cila ndodhet ende aty për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Nga raportimet paraprake, vajza ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori është në gjendje të rëndë. (TCh)