Titujt skandalozë të medieve serbe për zhvillimet e fundit në Ukrainë

22 shkurt 2022 | 08:08

Mediet serbe kanë vazhduar propagandën rreth zhvillimeve të fundit në Ukrainë.

Pasi Rusia vendosi të pushtojë pjesën lindore të Ukrainës, duke “njohur dy republika”, mediet serbe po raportojnë se “Ukraina ka sulmuar Rusinë”.

“Ukraina sulmon Rusinë”, “Rusia provoi gjithçka për paqe”, “Derdhet gjaku në kufirin rus”, “Putin do ta dërgojë ushtrinë që të bashkojë Republika Srpskan me Serbinë”, janë vetëm disa nga titujt e tabloideve serbe, transmeton Express.

Për këto shkrime ka reaguar edhe gazetari i njohur Tim Judah.

“Edhe me standardet e tabloideve serbe, kjo është çmenduri. Pyes veten nëse njerëzit që i shkruajnë këta artikuj e quajnë veten gazetarë apo çfarë”, ka shkruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se veprimet e Federatës…