Titulli 2025 në Formula 1, Norris është favorit sipas basteve

26 dhjetor 2024 | 13:29

Edhe pse duhen gati tre muaj deri në fillimin e kampionatit botëror të Formulës 1 për vitin 2025, që tani janë projektuar kandidatët për triumfin final. Favoriti kryesor për tu shpallur kampion sipas kompanive të basteve është Lando Norris.

Piloti i MekLarenit, i cili e mbylli Botërorin 2024 në vend të dytë, ka koeficientin më të ulët për fitimin e titullit, 2.87. Pas tij, me diferencë jo të madhe, vjen kampioni i katër sezoneve të fundit, Maks Verstapen, teksa titulli i pestë për pilotin e Red Bullit jepet me koeficientin 3.25. Podiumin e favoritëve e plotëson Sharl Lëklerk i Ferrarit, me koeficientin 5.

Me shumë interes po pritet debutimi i Luis Hamiltonit me Farrerin, teksa britaniku pritet të zbresë në pistën e Fioranos në teste mes datave 20-21 janar. Por shtatë herë kampioni botës në F1 është i katërti në renditjen e pretendentëve sipas kompanive të basteve, teksa triumfi i tij kuotohet me koeficientin 8.5. Kampionatin botëror i Formulës 1 do të fillojë më 16 mars 2025 në Australi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Ferizajt ka prezantuar futbollistin me të ri, Antonio…