Titulli i La Ligas, Perez, i lumtur: Nuk ka gjëra të pamundura, jam krenar me Realin

12 maj 2024 | 16:55

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez u shpreh i emocionuar pas fitimit të titullit në La Liga.

“Ky titull na bën të kuptojmë se edhe e pamundura mund të bëhet e mundur. Dua të falënderoj të gjithë lojtarët që tashmë janë pjesë e historisë së klubit. Ata kanë fituar gjithçka dhe janë ende të uritur për të fituar sërish.

Falënderoj edhe stafin teknik dhe Carlo Ancelottin, një nga trajnerët e mëdhenj në historinë tonë. Një titull special ky, i fituar falë vlerave të skuadrës. Gjithçka që arritëm erdhi falë sakrificave, punës, përulësisë dhe lojës së ndershme. Ne jemi krenarë që bëjmë të famshëm Madridin në të gjithë botën. Jemi klubi më i dashur në botë. Historia na detyron të vazhdojmë të fitojmë. Do të japim shpirtin për të fituar edhe Championsin numër 15″, tha ai.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u bënë homazhe në 26-vjetorin e rënies heroike të…