Titulli i Napolit? De Laurentiis tregon gjithçka

12 maj 2023 | 13:18

Presidenti i Napoli, Aurelio de Laurentiis, në një intervistë për “La Repubblica”, ka rrëfyer se fitimi i titullit kampion në Serie A është një punë që nuk erdhi pas vetëm një sezoni.

Ai konfirmon se ky mision ka nisur prej vitesh, që kur ekipin e drejtonte Carlo Ancelotti për të ardhur të suksesi i madh.

“Me Ancelotti dhe Gattuso ndodhën disa gjëra që nuk më pëlqyen, që nuk më bindnin. Ndaj, më në fund arrita të heq qafe të gjithë lojtarët që ishin të pamotivuar dhe që nuk mund të më jepnin atë që dëshiroja, titullin”, u shpreh De Laurentiis.

“Ndjeva se kisha nevojë për një frymë të re dhe dalëngadalë ndërtuam ekipin e këtij sezoni. Giovanni Di Lorenzo është një kapiten i mrekullueshëm, mbi të cilin mund të vësh gjithnjë bast. Është një udhërrëfyes për skuadrën, të gjithë duhet ta studiojnë, pasi nga ai ka gjithnjë se çfarë të mësosh”, ka shtuar De Laurentiis

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz, në Parlamentin Evropian  ka folur për…