Tjetër dështim i Cityt, bie në pozitën e tretë
26 dhjetor 2018
| 18:00
Manchester City ka bërë edhe një tjetër gabim në Premier Ligë, pasi është mposhtur nga skuadra e Leicester Cityt (2-1).
Kampionët aktual të Premier Ligës e nisën mirë ndeshjen dhe realizuan pas katërmbëdhjetë minutave lojë, autor ishte Bernardo Silva. Vendasit nuk u dorëzuan dhe e barazuan rezultatin vetëm pas tre minutave me golin e Marc Albrighton.
Nëntë minuta pa përfunduar ndeshja, Leicester kaloi në epërsi me golin e shënuar nga Ricardo Pereira. City u mundua të barazoi rezultatin, por pa sukses dhe tash bie në pozitën e tretë në Premier Ligë. Skuadra e Guardiolës ka një pikë me pak se Tottenhami dhe shtatë me pak se Liverpooli.
/Epoka e re/