Tjetër dështim nga Arsenali

16 prill 2023 | 17:05

Arsenali ka regjistruar barazimin e 2 radhazi në Premier League duke barazuar 2-2 në fushën e West Ham.

Të besuarit e Arteta e nisën furishëm sfidën duke kaluar 2 herë në epërsi me Jesus 7′ dhe Odegaard 10′.

Vendasit u kundërpërgjigjën me Belahanda i cili realizoi me penallti në minutën e 33′ duke ngushtuar shifrat.

Në pjesën e dytë, Topçinjtë kishin mundësi të mbyllnin sfidën por Saka gaboi nga pika e bardhë. Kjo motivoi West Ham që realizoi me Bowen duke barazuar shifrat. Në ndeshjen e radhës, Arsenal pret Southampton.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini dhe Drita kanë barazuar pa gola në kuadër të…