
Tjetër dështim nga Unitedi
02 nëntor 2019
| 17:02
Manchester United dështon sërish. Djajtë e kuq të drejtuar nga ole Gunnar Solskjaer pëson një humbje në fushën e Bournemouth me rezultatin 1-0 dhe mbeten në kuotën e 13 pikëve pas 11 javëve në kampionatin anglez të futbollit.
Vendimtar në këtë fitore të Bournemouthit rezultoi sulmuesi norvegjez King i cili shënoi golin e vetëm në fundin e pjesës së parë pas një veprimi të bukur teknik duke përfituar edhe nga fakti që mbrojtja e Mancester Junajtid mbeti e palëvizur.
Skuadra e Solskjaer pati mundësinë më të mirë për të barazuar në çastet e fundit me Greenwood, gjuajtja e të cilit u ndal nga shtylla.