Tjetër dështim për Arsenalin

16 dhjetor 2020 | 21:42

Arsenali nuk ka arritur te fitorja as pas pesë ndeshjeve në Ligën Premier, teksa ka luajtur baras 1-1 me Southamptonin.

Më mirë ndeshjen e nisën mysafirët të cilët pas 18 minutave lojë e gjetën golin e epërsisë. Che Adams asistoi për mrekulli te Theo Walcott i cili me qetësi të madhe mposhti portierin Leno për t’i dhuruar skuadrës së tij epërsinë 0-1.

Arsenali në pjesën e parë rrezikoi me Nicolas Pepen e Daniel Cebalos, por që nuk arritën golin. Kësisoj 45 minutat e para të kësaj sfide përfunduan me epërsinë minimale të mysafirëve 0-1.

“Topçinjtë” u rikthyen në lojë me të nisur pjesa e dytë, kur barazuan rezultatin në 1-1. Edward Nketiah asistoi bukur për kapitenin Pierre – Emerick Aubameyang i cili realizoi një gol të bukur për të barazuar shifrat.

Kur pritej që vendasit të rikthenin ndeshjen pasi ishin duke dominuar në fushë, ata mbetën me një lojtar më pak në fushë. Mbrojtësi brazilian Gabriel u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 62-të. Deri në fund dyja skuadrat krijuan disa raste tjera shënimi, por që rezultati nuk ndryshoi dhe ndeshja përfundoi baras 1-1.

Me këtë pikë të fituar, Arsenali e sheh vetën në pozitën e 15-të në tabelë me 14 pikë, teksa Southampton mbetet në vendin e tretë me 24 pikë. Ndeshjen e ardhshme Arsenali e luan në udhëtim te Evertoni, teksa Southampton pret Manchester Cityn.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar…