Tjetër dështim për Cleveland, Lakers triumfojnë ndaj Miami
Clevelandi ka pësuar një tjetër humbje në kampionat, pasi u mund 108-97 në fushën e tij nga Philadelphia.
Një ndeshje e dobët e skuadrës së Cavaliers, që edhe pse luante në fushën e tij zhgënjeu. LeBron bëri detyrën, duke realizuar 30 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen, ndërsa për miqtë u dallua Reddick me 22 pikë, por çelësi i fitores ishte loja e mirë kolektive e Philadelphia.
Jashtë fushe fiton edhe skuadra e Lakers, që mposhti 131-113 Miami, takim i dominuar nga miqtë, me Thomas që realizoi 29 pikë e Randle 25. Fiton edhe skuadra e Sacramento, që mundi 116-111 Brooklyn, duke korrur suksesin e 19-të sezonal, ndërsa Portland fitoi 108-99 ndaj Minnesotës, ndeshje ku u dallua Lillard me 35 pikë, më i miri në fushë. (Telesport)
Rezultatet
Miami – Lakers 113-131
Cleveland – Philadelphia 97-108
Sacramento – Brooklyn 116-111
Portland – Minnesota 108-99