Tjetër disfatë për skuadrën e Milwaukee, Toronto siguron ‘play-off’-in

10 mars 2020 | 13:17

Humbja e dytë radhazi për skuadrën e Milwaukee, që u mund me rezultat 109-95 nga Denveri, sfida e dytë radhazi ku skuadra e Bucks luan pa MVP-në, Giannis Antetokounmpo. Korver me 23 pikë ishte shënuesi më i mirë për Milwaukee, që pavarësisht humbjes qëndron në krye të renditjes në Lindje. Për Denverin u dalluan Murray me 21 pikë e Millsap me 20 pikë e 10 rebound.

Fitore ka regjistruar edhe skuadra kampione e Torontos, që mposhti me rezultat 101-92 Utah Jazz, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Konferencat përkatëse. Herë udhëhiqte njëri ekip e herë tjetri. Siakam me 27 pikë e 11 rebound si dhe Ibaka me 27 pikë e 13 rebound ishin dy shënuesit më të mirë për Toronto, ndërsa për Jazz mungoi lojtari lider.

Pas kohës shtesë fitore arriti skuadra e Atlantas, e cila e mposhti mundi me shifrat 143-138 Charlotte, ndeshje që u vendos pas 10 minutave shtesë. Një ndeshje fantastike, ku për Atlanta u dalluan Young me 31 pikë e 16 asistime si dhe Collins me 28 pikë e 11 rebound. Për Charlotte, Rozier realizoi 40 pikë, por që mbetën për statistikë. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) ka kërkuar nga Qeveria…